English Language Learners

Shqip



Ministria e Arsimit është e përkushtuar për t’u shërbyer nevojave të nxënësve që mësojnë gjuhën angleze (English Language Learners, ELLs) – nxënësve që flasin në shtëpi një gjuhë tjetër përveç anglishtes dhe që marrin nota nën nivelin e kompetencës në provimet e anglishtes kur ata hyjnë në sistemin tonë shkollor. Zyra e Nxënësve që Mësojnë Gjuhën Angleze (Office of English Language Learners, ELLs) u siguron nxënësve ELL, nxënësve që ishin kategorizuar më parë si nxënës ELL, emigrantëve dhe familjeve të tyre barazi dhe mundësi përdorimi të një arsimimi të shkëlqyer. Me anë të sigurimit të zhvillimit rigoroz profesional për mësuesit, personelin dhe drejtuesit e shkollës, të nxitjes së angazhimit të prindërve, të përmirësimit të burimeve materiale dhe të krijimit të zgjidhjeve që i drejtohen popullatës së ndryshme të atyre që mësojnë gjuhën angleze, ne krijojmë një mjedis rigoroz të të mësuarit, i cili përqendrohet në arritjet mësimore, në zhvillimin e gjuhës dhe ndihmën ndër-kulturore.

Në Nju Jork Siti, ne sigurojmë programe dygjuhësore, (Programi i Edukimit Gjuhësor Kalimtar "Transitional Bilingual Education" dhe Programi Dygjuhësor "Dual Language") që forcojnë zhvillimin e gjuhës amtare të nxënësve dhe njohuri të përmbajtjes, gjatë kohës që ata po krijojnë aftësitë e tyre sociale dhe mësimore të anglishtes. Ne gjithashtu sigurojmë programe të Anglishtes si Gjuhë e Dytë (English as a Second Language, ESL) që përdorin strategji për zhvillimin e gjuhës angleze me përkrahje të gjuhës amtare, në mënyrë që nxënësit të krijojnë njohuri të gjuhës dhe të përmbajtjes në anglisht. Për më shumë informacion rreth programeve të ELL-së, klikoni këtu. Lidhjet për tek dokumentet e tjera të rëndësishme jepen më poshtë.

Ky pyetësor i kryer kur fëmija juaj regjistrohet për shkollë, i bën të ditur personelit të shkollës se çfarë gjuhe flisni në shtëpinë tuaj dhe ndihmon që të përcaktohet përmbushja e kushteve për shërbimet ELL.

Pyetësor i identifikimit që gjuhës që flitet në shtëpi (Home Language Identification Survey)

Për çdo vit që fëmija juaj i përmbush kushtet për shërbimet ELL, shkolla juaj duhet t’ju sigurojë pyetësorin dhe formularin e mëposhtëm, në mënyrë që të zgjidhni programin e përshtatshëm për fëmijën tuaj.

Pyetësori për Prindërit dhe Formulari i Zgjedhjes së Programit (Parent Survey and Program Selection Form)

Mbasi fëmija juaj të kontrollohet për të përcaktuar nëse ai apo ajo i përmbush kushtet për ndihmë me gjuhën, si një nxënës që mëson gjuhën angleze, ju duhet të merrni një nga letrat e mëposhtme që ju informojnë rreth statusit të fëmijës suaj:

Letra e vendosjes (Placement Letter)

Letra e përmbushjes së kushteve (Entitlement Letter)

Vazhdim i Letrës së përmbushjes së kushteve (Continued Entitlement Letter)

Vazhdim i Letrës së mospërmbushjes së kushteve (Non Entitlement Letter)

Letra e periudhës kalimtare (Transition Letter)